Tradita dhe inovacioni në shërbim të sigurisë
Kush jemi
Poligoni Patriot është shumë më tepër se një dyqan armësh. Jemi një qendër e integruar që vë në dispozicionin tuaj një poligon të avancuar për përmirësimin e aftësive në qitje, trajnime me certifikim, shitje armësh dhe servis profesional.
Na shtyn pasioni për ekselencën dhe përkushtimi i pakompromis ndaj cilësisë. Ofrojmë armë të shkurtra e të gjata, municione, shotgunë, sisteme optike, pajisje taktike, aksesorë dhe thika.
Stafi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar me përvojë të gjerë, të gatshëm t'ju udhëheqin në çdo hap të zgjedhjes së armës dhe pajisjeve që u përshtaten më mirë nevojave tuaja.
Çfarë na udhëheq
Siguria para së gjithash
Rregulla të qarta, mbikëqyrje në korsi dhe trajnim që e vendos përgjegjësinë në qendër.
Cilësi pa kompromis
Produkte të klasit botëror dhe shërbime që i qëndrojnë kohës, për mbrojtje personale, gjueti dhe sport.
Komunitet
Një vend ku pasioni për qitjen ndahet dhe kultivohet, nga arma e parë deri te koleksioni.
Ekipi
Instruktorë, shitës dhe teknikë që e njohin armën nga brenda. Ejani të njiheni me ne: qoftë për armën tuaj të parë, qoftë për të zgjeruar koleksionin.
Na vizitoni
Magjistralja Gjakovë–Prizren, km 2
50000 Gjakovë, Kosovë
- E hënë – e shtunë
- 09:00 – 22:00
- E diel
- Mbyllur
Harta ngarkohet nga Google Maps vetëm kur e hapni.

